Normalizohet situata në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë
Update- Gjatë orëve të pasdites duket se pikave kufitare të bllokuara, situata është vendosur nën kontroll. Në pikën kufitareDheu i Bardhë nuk ka pritje fare, ndërsa në Merdare pritjet janë të shkurtra me kohëzgjatje deri në 30 minuta.

14:10- Probleme në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë

Lëvizja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duket se ka shfaqur probleme në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, ku pritjet për të kaluar kufirin zgjasin me orë, lajmin e kanë bërë të ditur kanë bërë të ditur zyrtarët për media në Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se; “Pritjet më të theksuara janë kryesisht në dalje të pikëkalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, ku pritjet janë të gjata deri në 1 orë dhe ka kolona, për shkak të fluksit të madh të qytetarëve”.

Ndërsa mësohet se në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe pa pritje të gjata, ndërkohë policia konfirmon se rrugët e tjera në territorin e Kosovës janë të kalueshme. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2015, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori