E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Prizreni organizon marsh në kujtim të Srbrenicës
Në Prizren do të organizohet një marsh në kujtim të 20-vjetorit të masakrës së Srebrenicës. Marshi organizohet nga dy organizata joqeveritare të boshnjakëve në Prizren, e përkrahur edhe nga Drejtoria për Kulturë e kësaj komune.

Sipas një njoftimi dërguar mediave nga OJQ-ja e quajtur "Boshnjak KS", "Marshi i Paqes për Srebrenicën" do të nisë sot në ora 17:00, pranë qendrës sportive "Sezai Surroi" në Prizren, për të vazhduar në Bazhdarhane pranë "Shtëpisë e Bardhë" si dhe rrugës drejt Shadërvanit ku do të organizohet performansa "Lulja e Srebrenicës".

"Marshi i paqes është manifestim këmbësorësh i cili mbahet në kuadër të përvjetorit të gjenocidit ndaj boshnjakëve të Srebrenicës dhe të rrethinës së saj me qëllim të përkujtimit të viktimave të gjenocidit dhe rikujtimin e krimeve të tmerrshme të kryera nga forcat ushtarake të Republikës së Srpskës, të ndihmuar nga forcat e Serbisë, ndaj popullit boshnjak në muajin qershor të vitit 1995. Marshi i paqes organizohet në gati të gjitha vendet e botës, posaçërisht këtë vit kur mbushen njëzet vjet nga gjenocidi në Srebrenicë. Kolona e pjesëmarrësve numëron me mijëra njerëz nga të gjitha anë të botës dhe për çdo vit kjo kolonë është më e madhe", thuhet në njoftim.

Organizatorët bëjnë thirrje të gjithë qytetarët që të marrin pjesë, për t'u bashkuar me të gjithë botën në përkujtimin e genocidit në Srebrenicë.

Afro 8,000 burra dhe djem myslimanë u vranë në Srebrenicë në vitin 1995 nga forcat serbe, masakër e cila konsiderohet më e madhja që nga Lufta e Dytë Botërore. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2015, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori