U plagos me armë zjarri në Lezhë, kush është i riu

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Lezhë këtë pasdite.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për një person të plagosur.

I plagosuri është Odise Simoni 30 vjeç. Simoni është dërguar në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Autori është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë

Në fshatin Mabë, Lezhë, pas një konflikti të çastit shtetasi D.R.ka plagosur me armë zjarri në dorë shtetasin O.S.,29 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.


Shtuar 21.06.2020 16:52