Edi Rama për 100 vjetorin e Tiranës: Gdhin aq pabesisht e hijshme sa nuk di për çfarë ta marrësh

Ditën e sotme në pallatin e Brigadave u mbajt ceremonia e 100 vjetorit të Tiranës ku morën pjesë qytetarë e personalitete.

Ceremonia e 100-vjetorit të Tiranës u mbajt në Pallatin e Brigadave ku morën pjesë qytetarë dhe personalitete të vendit.

Mes tyre ishte kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama, i cili mbajti një fjalim për historikun e Tiranës dhe e mbylli me një frazë të shkrimtarit Ismail Kadare.

“Dua ti referohem Kadaresë kur thotë se ‘Tirana gdhin aq pabesisht e hijshme sa nuk di për cfarë ta marrësh delir apo qytet’. Kjo frazë i ka brenda të gjitha. Tirana është Amerika jonë e vogël. Tani kohët ka ndryshuar dhe me të drejtë, Amerika na kërkon të bëhemi si Amerika sot.

Është vendi ku njerëzit vijnë dhe kanë një ëndërr. Duke parë si u shkëlqejnë sytë ambasadorëve nuk jemi keq. Keq nuk jemi, do të jemi shumë më mirë pa diskutim, edhe nëse nuk jemi ne të zotë. Lum si ne që jetojmë në Tiranë” tha kryeministri Rama.


Shtuar 11.02.2020 17:46