Prizren, përplasje me armë si në filma
Pëlqej
Një incident me të shtëna armësh dhe përplasje makinash me dashje, si në filma ka ndodhur në lagjen “Kurilla” në Prizren, ndërsa katër persona të ndërlikuar nga njëra palë janë larguar dhe policia është vënë në kërkim të tyre.

Sipas hetimeve, rasti ka ndodhur kur dy të dyshuar, me një automjet të llojit “Golf IV”, të armatosur me kallashnikovë kishin shkuar tek shtëpia e viktimave (në këtë rast janë tri viktima) dhe kanë filluar me të shtëna në drejtim të tyre, shkruan Zëri.

Qetësimin e situatës, pas të shtënave e ka prishur njëri nga viktimat i cili në momentin kritik ndodhej në automjetin e tij të llojit “Audi”. Ai kishte marrë hov me automjetin e tij duke goditu automjetin e palës sulmuese “Golf IV” të cilin nga shtytja e kanë përplasur në një oborr të huaj.

Zëdhënësi i policisë në Prizren, Hazir Berisha konfirmoi se pas këndelljes meqenëse u kishte humbur ekuilibri nga goditja e befasishme, të dyshuarit prapë kanë filluar me të shtëna në drejtim të viktimave, por për fat nuk është lënduar askush.

Policia përpos provave tjera materiale ka sekuestruar edhe dy vetura e përfshira në rast. Katër persona po kërkohen nga policia si të implikuar dhe që të katërtit kanë marrë arratinë.

Pas ngjarjes të dyshuarit D. dhe K. Saramati, Sh. Kurtaj si dhe Q. Krasniqi janë larguar, ndërsa policia njoftoi se për arrestimin e tyre është formuar një grup hetimor i cili në vazhdimësi është duke mbledhur informacione për vendndodhjen e të dyshuarve. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori