Prizren, një grup tifozësh sulmon policinë
Pëlqej
Sulmohet një njësit i policisë së Kosovës në Prizren. Për pasojë ka mbetur i lënduar një oficer. Radio "Evropa e Lirë" shkruan se sipas një njoftimi të forcave të rendit, sulmi është kryer nga tifozë të paidentifikuar, gjatë ndeshjes basketbollistike ndërmjet të Bashkimit të Prizrenit dhe Dukagjinit të Pejës.

“Është shkaktuar prishje e rendit edhe në brendi të qytetit, me ç'rast tifozët kanë sulmuar njësitin policor në afërsi të Kuvendit Komunal, dhe me mjete po ashtu të forta të madhësive të ndryshme kanë dëmtuar edhe veturën zyrtare të Policisë së Kosovës. Si pasojë e gjuajtjes nga ana e tifozëve me mjete të forta, një polic ka pësuar lëndime të lehta",-thuhet në njoftim. Policia nuk ka raportuar për ndonjë të arrestuar nga ky incident./albeu.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori