Prizren, daja plagos aksidentalisht nipin
Mbrëmjen e djeshme, një person në lagjen Arbana të Prizrenit ka plagosur aksidentalisht me pushkën e gjahut nipin e tij.

Sipas policisë në Prizren, pas hetimeve fillestare rezulton se i dyshuari kishte shtënë me pushkë gjahu me qëllim që t’i vras disa qenë endacak që po i rrezikonin fëmijët në oborrin e tij, mirëpo, aksidentalisht një saçmë e ka ndërruar kahjen dhe e ka goditur në zog të këmbës nipin e tij.

Pas marrjes në pyetje prokurori ka vendosur mbajtjen e tij në paraburgim për 48 orë. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2015, ora 12:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori