Pritje të gjata në kufirin Kosovë - Shqipëri
Pëlqej
Barrierat kufitare vazhdojnë të jenë prezentë akoma në kufirin Kosovë - Shqipëri.

Këto pritje vazhdojnë te jenë prezente, pavarësisht faktit se qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës, kanë nënshkruar një marrëveshje për lehtësim të qarkullimit të mallrave.

Po ashtu, edhe raportet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk po arrijnë të shënojnë ndonjë përmirësim të dukshëm.

Më 11 janar 2014 në Prizren u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, por ajo vijon të mbetet vetëm në letër. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori