Pritet shkarkimi i Ministrit të Brendshëm të qeverisë Haradinaj
Pëlqej
Ministri i ri i Brendshëm, Bejtush Gashi, i cili ka marrë detyrën vetëm pak muaj më parë, pritet të shkarkohet së shpejti duke e lënë përsëri këtë post të zbrazët në qeverinë Haradinaj.

Fillimisht Kryeministri Haradinaj e kishte kërkuar dorëheqjen e Sefajt pas deportimit të gjashtë shtetasve turq për në Turqi, pa dijeninë e tij, derisa e kishte emëruar Bejtush Gashin, si Ministër të Punëve të Brendshme më 13 prill të këtij viti.

Kujtojmë se Gashi ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Forcës se Sigurisë se Kosovës. /albeu.com/

Shtuar më 15/10/2018, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori