Pritet raportimi i ministrit të FSK-së Demolli, në Komisionin e Jashtëm
Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës Haki Demolli, pritet të raportojë sot para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës.

Informacioni është konfirmuar nga anëtari i këtij Komisioni, Zafir Berisha, i cili tyhekson se nuk është në dijeni se për çfarë do të raportojë ministri i FSK-së, në Komisionin për Punë të Jashtme.
Ky është një vendim që ka habitur dhe vetë anëtarët e këtij Komisioni.

“Ne të hënën kemi mbledhje të Komisionit, dhe në vend që të vije ministri i Jashtëm, është ftuar ministri i FSK-së. Këtë të fundit ne nuk e kemi ftuar. Për ardhjen e tij jam njoftuar vetëm në bazë të sekretarisë dhe të rëndit të ditës që ka dal në ueb faqe të Kuvendit”, ka thënë Berisha për Gazetën Tribuna.

Edhe pse thotë se çdo ministër është i mirëpritur nga ky Komision për raportim, ai shprehet i habitur me atë se çfarë do të mund t’i raportoj ministri i FSK-së, këtij Komisioni.“Nuk e di sa mund të flasë një ministër i sigurisë për punë të jashtme”, ka thënë Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2015, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori