Pritet qeveria e Kosovës për asocacionin e komunave serbe?!
Pëlqej
Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milorad Drecun ka thënë sot se krijimi i asocacionit të komunave serbe është një domosdoshmëri, fill pas formimit të qeverisë në Prishtinë.

"Për ne ka shumë rëndësi formimi i pushtetit ekzekutiv në Prishtinë, në mënyrë që të finalizojmë krijimin e Asocacionit serbkomunave. ASC është kusht i domosdoshëm për krijimin e ardhmërisë për kombin serb", deklaroi Drecun.

Duke folur më tej për vazhdimin e dialogut Kosovë - Serbi, Drecun ka vlerësuar se edhe nëse ndodh ndryshimi i modelit të negociatave, kushti kryesor i Serbisë ka qenë dhe do të jetë që dialogu të jetë neutral përkundrejt statusit të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014, ora 15:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori