Pritet që raporti i progresit këtë vit të jetë pozitiv
Pëlqej
Dy ditë para se të fillojnë zyrtarisht negociatat për MSA, Komisioni Evropian do të publikojë raportin e progresit për Kosovën. Ky raport paraqet të arriturat dhe mangësitë e vendeve që aspirojnë në BE.


Zëvendësministri i integrimeve evropiane, Gëzim Kasapolli tha për Radio Kosovën se ka përparim të dukshëm si në hapjen e negociatave për MSA-në, poashtu edhe në procesin e liberalizimit të vizave, ani pse pranon se luftimi i dukurive negative mbetet sfidë e institucioneve të Kosovës.

Pa dyshim se ky raport i progresit do të evidentojë ato të cilat ne i kemi kryer gjatë këtij viti, por edhe do të evidentojë luftën të cilën jemi duke e bërë karshi fenomeneve negative dhe përgatitjet tona për luftimin e këtyre fenomeneve të cilat pa dyshim se nuk do të pushojnë së ekzistuari në këtë raportprogresit, apo edhe në raportet e ardhshme. Kjo për shkak se është një luftë e përhershme e luftimit të këtyre dukurive negative. Por gjithsesi ne besojme se raporti i progresit do të jetë më pozitiv se vitin e kaluar dhe kjo është arsyeja pse quhet raport i progresit” shprehet ai. /albeu.com/

Shtuar më 05/10/2013, ora 12:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori