Uniku Klopp: Tifozët të festojnë, ne kemi ende punë

Reds e kanë bërë sot një hap të madh për të fituar titullin duke e mundur Manchester United 2-0. Një hap që do ta dërgonte titullin e Premier Ligës në Anfield pas 30 viteve, pasi që titulli i fundit i tyre ishte më 1990.

Menaxheri i Liverpool Jurgen Klopp është i lumtur që Anfield ka festuar sikurse ta kishin fituar sot titullin e Premier Ligës por ka kërkuar maturi-kurse lojtarët e tij nuk duhet ti dëgjojnë ata.

“Ne do të fitojmë ligën”, ishte zëri që dëgjohej në tribunat e Anfieldit të dielën derisa Reds bën një fitore kruciale, por Klopp nuk ka kënduar me ta.

“Ata mund të këndojnë, ata kanë kënduar disa herë në të kaluarën, mendoj”, tha gjermani për Sky Sports pas ndeshjes.

“Nuk kam problem me këtë. Të gjithë mund të festojnë në këtë situatë, përjashto neve. Asgjë nuk ka ndryshuar, ne jemi në situatën e njëjtë por kemi plus tri pikë”.

“Do ua them menjëherë momentin kur unë besoj se do të jetë ndryshe, në këtë moment nuk është”.

Derisa ai nuk e merr këtë fitore si një fitore që ia garanton titullin, Klopp nuk e ka fshehur dëshirën e tij për fitoren kundër United, e vetmja skuadër që këtë sezon ia ka marrë një pikë Liverpoolit ku barazuan kundër tyre në tetor 1-1 në Old Trafford.

“Çfarë paraqitje kundër një kundërshtari me kualitet si United, një Unitedi të mobilizuar”, shtoi ai.

“Solskjaer do të thoshte të njëjtën, ata dëshironin të na ngacmonin, të na shpërqendronin nga ndeshja e jonë, të mbrohen dhe të kundërsulmojnë. Ata kishin këto momente gjatë ndeshjes por jo shpesh, momentet e tjera e kishin të vështirë që të krijonin shanse, por mënyrë si ne krijuam shanse ishte e jashtëzakonshme”.

“Nuk e kam asnjë ide nëse do ia dalim apo jo, nuk shqetësohem fort. Së pari dhe kryesorja për ne është Premier ligë. Ne luajmë kundër Wolves të enjten, është sfida e radhës tepër e vështirë. Nuk kam shumë hapësirë në tru që të merrem më shumë gjëra”.


Shtuar 20.01.2020 07:29