Pritet kërkesa për paraburgim për policin abuzues
Prokuroria pritet të kërkojë paraburgim për policin V. V., i dyshuar për abuzim seksual dhe shantazh ndaj nxënëses 16-vjeçare nga Drenasi.

Prokurori i rastit, Hivzi Bajraktari, e ka konfirmuar kërkesën për paraburgim ndaj hetuesit policor.

Bajraktari ka thënë se rasti do të kalojë tek Departamenti për të Mitur i Prokurorisë për shkak se vepra penale ka nisur në kohën kur vajza ishte e mitur, shkruan Insajderi.

16-vjeçarja nga Drenasi kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor.

Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatzënë.

Hetuesi e kishte detyruar vajzën të abortonte në klinikën e gjinekologut Fehmi Ahmeti në Prishtinë.

Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar.
Shtuar më 06/02/2019, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori