Priten rinumërime për kuvendet komunale
Numri i madh i ankesave të paraqitura në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga ana e kandidatëve për kuvende komunale pritet të sjellë rinumërime tjera të kutive të votimit.

Një gjë e tillë pritet të vendoset sot në mbledhjen e Komisionit QendrorZgjedhjeve ku është njoftuar se në rend dite do të ketë “vendim për rinumërim sipas vendimit të PZAP-it”.

Sipas të dhënave të bëra të ditura nga PZAP-i numri i ankesave që janë paraqitur në këtë institucion pas shpalljes së rezultateve përfundimtare për Kuvende Komunale ka qenë rreth 500 ankesa.

Para shpalljes së këtyre rezultateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pati rinumëruar 695 kuti votimi që u takonin Zgjedhjeve për Kuvende Komunale nga komuna të ndryshme të Kosovës.
Shtuar më 14/11/2017, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori