Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Priten edhe dy njohje të reja për Kosovën
Pëlqej
Pas ishujve Solomon, Kosovën pritet ta njohin edhe dy shtete të tjera për ta çuar në 110 numrin e shtetevenjohin pavarësinë e Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga
zëvendësministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Petrit Selimi, i cili në një intervistë për RTK-në tha se shumë shpejtë do të bëhet e ditur edhe njohja nga dy shtete tjera.

“Po është e vërtet se vendimi për njohjen e Kosovës tashmë gati është harmonizuar së paku edhe në dy shtete tjera të cilat tash e disa javë janë në përgatitje të njoftimit të Kosovës për këtë gjë”, theksoi ai.

Selimi tha se Kosova tashmë njihet nga gjysma e shteteve të OKB-së dhe po punohet drejt krijimit të një shumice prej dy të tretave të shteteve të OKB-së që e njohin Kosovën.

“Dhe paralelisht po punojmë në pranimin e Kosovës në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtarë, unë besoj që deri në fund të vitit, ashtu sic ka paralajmëruar edhe ministri Hoxhaj ne do të dorëzojmë edhe aplikimin e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës që është organizata më e madhe pas BE-së, që ekziston në botë e Evropë pas përfundimit të luftës së dytë botërore”, theksoi Selimi. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori