Bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojnë gjatë këtij muaji, ndërsa shumë shpejtë do të caktohet edhe data- ka thënë për B92 shefi i ekipit negociator serb, Borislav
Stefanovic.
Temë e bisedimeve do të jetë përfaqësimi
rajonal i Kosovës, që thuhet të jetë një nga kushtet që
Serbia të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, ndërsa pala serbe thirret në Rezolutën 1244 si bazë për përfaqësimin
rajonal të vendit tonë.
Stefanovic ka thënë se
Serbia ka përgatitur disa
propozime dhe, sipas tij, “topi është në anën e Prishtinës, e cila nuk është në situatë të këndshme kur duhet të pranojë
propozime konkrete, konstruktive dhe kreative nga Beogradi”.
Ai ka thënë se burim i paqëndrueshmërisë në Kosovë është tentimi i Prishtinës për vendosjen e autoritetit në veri, ndërsa ka pranuar se koncepti i Prishtinës ka mbështetjen e pjesës më të madhe të bashkësisë ndërkombëtare.
Shtuar më 06/02/2012,
ora 09:22