E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Prishtinë, zhvillohet Parada e Pavarësisë
Në Kosovë vijojnë kremtimet me rastin e pesë vjetorit të shpalljes së pavarësisë, e cila është njohur nga 98 vende të botës, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia. Pesë vjet të pavarësisë së Kosovës vlerësohen si periudhë e përballjes me probleme të trashëguara por edhe vështirësive për rimëkëmbjen ekonomike dhe afrimin me strukturat euroatlantike.

Pesë vjet pas shpalljes së pavarësisë Kosova ndodhet në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë gjatë të cilit synon të gjejë edhe një zgjidhje për situatën e në veriun e saj të banuar me shumicë serbe.

Në Prishtinë është zhvilluar sot edhe Parada e Pavarësisë me trupat e FSK-së. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2013, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori