Prej një dekade, pyetja e publikut që po “torturon” Arbana Osmanin (FOTO LAJM)

Në ka një pyetje që Arbanën e ka përndjekur qysh prej kaq vitesh është ajo se kur fillon ‘Big Brother’. Herë me shaka dhe herë seriozisht, ndjekësit e mdoeratores kanë qenë kureshtarë të dinë nëse Osmani do t’i kthehej një formati të tillë.

Ndonëse ajo vetë ka pohuar se në rast se do të ketë një informacion do ta ndajë, pyetja vazhdon të bëhet po njësoj.
Ndërsa kësaj here, Arbana ka treguar se si kjo pyetje i është kthyer në pyetjen e jetës. “O zot, gjithë jetën, çdo ditë”, ka shkruar ajo, shoqëruar me një emoji me të qeshur.


Përpos këtij momenti moderatorja ka treguar dhe se nuk do ndajë asnjëherë foto të djalit të saj të vogël, Diell, deri në momentin që ai do rritet dhe do të dëshirojë vetë të shfaqet në rrjetet sociale, njëjtë siç ka bërë Joni.


Shtuar 20.04.2021 11:43