Prishtinë, e theri me thikë për shkak të një borxhi
Dje Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njejti ka sulmuar me një thikë një person tjetër, duke i shkaktuar të njejtit lëndime trupore, raporton Gazeta Express.

Krejt kjo ngjarje, dyshohet të ketë ndodhur shkaku i një mosmarrëveshje rreth një borxhi.

Viktima nga lëndimet e marra është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi ka sulmuar me një mjet të mprehtë –thikë viktimën mashkull K-Shqiptar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.
Shtuar më 08/07/2019, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori