Prishtinaliu rreh të fejuarën në stacionin e autobusave
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e kaluar në stacionin e autobusave të Kosovës. Policia bën të ditur se një viktimë femër është rrahur nga i fejuari i saj për motive të dobëta, shkruan albeu.com.

"Stacioni i Autobusëve, Prishtinë, më 06.09.2017-16:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti e kishte rrahur të dashurën e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje." thuhet në raportin e policisë./albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori