Prishtina Weather: Mot i ftohtë, deri në -12 gradë
Faqja "Prishtina Weather" ka bërë me dije parashikimin e motit për sot dhe për ditët në vijim, duke thënë se temperatura mesatare aktuale në Prishtinë është -2 gradë, ndërsa lajmëron se temperatura më e ulët pritet të shënohet nesër në mëngjes deri në -12 gradë.

Lexojeni të plotë njoftimin e Prishtina Weather

Gjatë ditës mot i ftohtë me erë, dhe vende-vende me reshje të dobëta bore.

Pas të reshurave të borës gjatë natës, sot po mbanë mot i ftohtë me erë dhe pjesërisht i vranët. Në pjesët lindore dhe veriore të vendit vende-vende ka reshje të dobëta bore kohëpaskohe. Temp. momentale është -2C. Fryen erë veriore prej 5m/s (20km/h), me hove deri në 9m/s (35km/h). Shtypja atmosferike 1018mb (në ngritje). Gjatë natës kanë rënë 4cm borë.

Temperatura minimale sot ishte -6C, ndërkaq në aeroportin e Prishtinës zbriti deri në -9C.

Gjatë ditës do të vazhdojë të mbajë mot i ftohtë me erë dhe me intervale me diell. Vende-vende do të ketë reshje të dobëta bore kohëpaskohe, të cilat mund të vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes. Në Dukagjin rrëzë bjeshkëve të Moknës mund të ketë erëra të fuqishme veriore, të cilat lëshohen tatëpjetë nga bjeshkët.

Gjatë natës priten kthjellime dhe temperaturat minimale nesër në mëngjes do të zbresin deri në -12C./albeu.com/

Shtuar më 06/01/2015, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori