10 lojtarët më të mëdhenj në historinë e Premier League, Ronaldo i 3-ti

Ikona e Manschester United, Ryan Giggs ka fituar në konkurrencë të ashpër me legjendat e tjera të futbollit për tu shpallur lojtari më i mirë i Ligës Premier në histori, sipas Daily Mirror.

Uellsiani tani 46-vjeçar ka pasur një karrierë të bujshme në futbolli anglez dhe kaloi 24 vite të jashtëzakonshme në Old Trafford.

Ish-lojtari i United fitoi një 13 tituj të Ligës Premier, dy Liga të Kampionëve, katër Kupa FA dhe tre Kupa të Ligës me Djajtë e Kuq.

Mirror Daily ka përpiluar renditjen për 10 lojtarët më të mirë në Premier League të të gjitha kohërave dhe në krye është vendur Giggs.

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, i cili konsiderohet gjerësisht si një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave , përfundoi pas Giggs në renditje.

Cristiano Ronaldo, mbyll podiumin sipas The Mirror, ku nuk ka vend asnjë lojtar i Liverpoolit.

Më poshtë janë 10 lojtarët më të mirë sipas Mirror të Ligës Premier në të gjitha kohërat.

10. Frank Lampard
9. Sergio Aguero
8. Wayne Rooney
7. Alan Shearer
6. Paul Scholes
5. Eric Cantona
4. Roy Keane
3. Cristiano Ronaldo
2. Thierry Henry
1. Ryan Giggs


Shtuar 9.06.2020 15:27