"Prishtina po bëhet"...me mbjelljen e fidanëve (FOTO LAJM)

Pëlqej
"Prishtina po bëhet...". Me këtë moto nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu ka postuar në profilin e tij në Facebook disa foto nga puna e komunës për mbjelljen e disa pemëve në rrugët e kryeqytetit të Kosovës.

Në fakt, nuk është se po bëhet diçka në Prishtinë, pasi përveç mbjelljes së disa drunjve nuk ka pasur ndonjë gjë mbresëlënëse pasi Prishtina vazhdon të mbetet e njëjtë.

"Sot po vazhdojnë punët në mbjelljen e fidaneve. Prishtina po bëhet", shkruan SejdiuFacebook, postim ky që është shpërndarë më pas edhe nga vetë kryetari Shpend Ahmeti. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori