Prishtina kaplohet nga protestat, a do t'ja dalin këtë herë të ndalin Thaçin?
Pëlqej
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se po zhvillon takime me qytetarët e Kosovës, me të cilët po diskuton për “aventurat e rrezikshme të presidentit Thaçi”. Sipas Vetëvendosjes, presidenti Thaçi kokë më vete, pa autorizim e pa legjitimitet po fletemërRepublikës.

Përballë kësaj situate, VV konsideron se protestat dhe demonstratat, përveçse të nevojshme, janë bërë edhe të domosdoshme.

Ky është njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me takimet me qytetarë :

“Së bashku me qytetarët anë e kënd Kosovës po mbahen diskutime për aventurat e rrezikshme të presidentit Thaçi që kokë në vete, pa autorizim e pa legjitimitet po fletemërRepublikës. Në shërbim të këtij presidenti mazhoranca ka uzurpuar Kuvendin duke moslejuar mbajtjen e seancës së thirrur nga opozita për të ndaluar pazaret e tij me Serbinë. Përballë kësaj situate, protestat dhe demonstratat, përveçse të nevojshme, janë bërë edhe të domosdoshme”, thuhet në njoftimin e VV-së.


Shtuar më 16/09/2018, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori