Prindërit e vajzës që e pësoi nga mjekimi humbasin gjyqin me doktorin Visar Nushi
Gjykata
Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin me të cilin e liroi nga akuza Dr.
Visar Nushin nga Prishtina, i cili ishte i akuzuar nga Prokuroria
Themelore në Prishtinë për
veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” .
Avokati i tij, Gazmend Nushji ka njoftuar se Gjykata
Themelore në Prishtinë erdhi në përfundim se me asnjë provë të administruar në këtë proces nuk është provuar se i pandehuri Dr.
Visar Nushi e kishte kryer
veprën penale për të cilën ishte akuzuar.
Kujtojmë se ekspertiza mjekësore e kryer me kërkesë të Prokurorisë në Gjermani për pacienten N. B. ka rezultuar se ortopedi kosovar
Visar Nushi kishte bërë gabime gjatë matjeve të shkallës së skoliozës.
Nushi, sipas ekspertizës së kryer në Gjermani i kishte vënë pacientes diagnozë dhe terapi të gabuar, duke u bazuar në matjet e gabuara të shkallës së skoliozës.
Si pasojë e mjekimit joadekuat nga ana e doktorit, familjarët e pacientes kanë denoncuar doktorin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, për çka kurrizi i vajzës kishte marrë formën e germës S.
Shtuar më 16/03/2018,
ora 15:26