Cristiano Ronaldo mund të shkruajë historinë e futbollit në Katar

Ai ka një mundësi të mirë për të qenë unik. Kombëtarja portugeze e futbollit mbrëmë ka arritur të kualifikohet në Botërorin e Katarit me fitoren 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut.

Për Cristiano Ronaldon, kjo do të jetë pjesëmarrja e pestë radhazi në Kampionatin Botëror, pasi luajti në Gjermani në vitin 2006, katër vjet më vonë në Afrikën e Jugut, në vitin 2014 në Brazil, në vitin 2018 në Rusi. Këtë e ka arritut edhe rivali i tij Lionel Messi.

Përveç të dyve, këtë ia dolën vetëm Lothar Matheus (Gjermani), Gianluigi Buffon (Itali) dhe Antonio Carbahal Rafael Marquez (Meksikë).

Për Ronaldon, kjo do të jetë një mundësi unike për të vendosur një tjetër rekord, për të shënuar një gol në Botërorin e pestë radhazi, gjë që askush nuk ka mundur ta bëjë deri më tani.

CR7 shënoi nga një gol në tre Kupat e Botës së parë, për të shënuar katër herë në Rusi.

Sulmuesi i Manchester United e arriti këtë sukses edhe në Kampionatin Evropian. Në vitin 2004 ai shënoi dy gola në vendin e tij, një katër vjet më vonë në Austri dhe Zvicër, tre në 2012 në Poloni dhe Ukrainë, tre në Francë në 2016 dhe pesë në Euro 2020.

Është e thjeshtë,  ose ai po ndjek rekorde ose e ndjekin rekordet dhe nuk ka dyshim se mezi pret Katarin. /albeu.com/


Shtuar 30.03.2022 16:49