Përfaqësuesit e partive politike të Kosovës takohen në Tiranë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Përfaqësues të partive politike të Kosovës kanë zhvilluar një takim në Tiranë ku kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit, përcjell "Zeri".

Takimi ka qenë i ndërmjetësuar nga pjestari i shoqërisë civile, Naim Rashiti.

"Takimi i radhës në kuadër të dialogut politik është mbajtur ne Tiranë në nivel të nënkryetarëve dhe përfaqësuesve të lartë të subjekteve politike parlamentare, PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA", ka thënë ai, i cili shtoi se në këtë takim u bisedua për shumë çështje aktuale dhe se në vijim do të ketë takime të tjera të këtij niveli.

"Ky është takimi i 9-të i këtij niveli nga marsi i viti 2016. Dialogu politik i filluar vitin e kaluar do të vazhdojë i pandërprerë dhe të gjitha çështjet e rëndësishme do të jenë pjesë e diskutimeve midis subjekteve politike. Kësaj radhe ky takim ndodhi në Tiranë e takimet tjera do të vazhdojnë të mbahen në Prishtinë, dhe jo vetëm", ka thënë Rashiti. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2017, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori