“Godet” Artan Hoxha: Kjo është pengmarrja më e bujshme në historinë e Shqipërisë

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar ceremoninë e nderimit për atleten Luiza Gega, që po zhvillohet në kryeministri. Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se Gega u ‘mor peng”.

Gazetari kujton se qytetarët e Tiranës janë dëshmitarë sesi Gega stërvitej nga kodrat e Liqenit Artificial, ndërsa shton se sot “është marrë peng në mënyrën më të shëmtuar”, duke i organizuar ceremoni pasi u shpall kampione e Europës.

Shkrimi i plotë:

Ne ditet e para te muajit gusht, ka ndodhur nje nga pengmarrjet me te bujshme ne historine e Shqiperise.

Pos sot, ne ditet e fundit te muajit gusht, kryeministri i Shqiperise, kryetari i bashkise dhe nje taborr me ministria te qeverise, moren peng live, ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” kampionen e sapo shpallur te Europes ne 3000 metra, Luiza Gegen…

Çdo qytetar i kryeqytetit apo çdo shqiptar, qe ka dale qofte dhe nje here te vetme per nje shetitje nga liqeni artificial e ka pare me syte e tij ku stervitet Luiza Gega…

Diten kur kampionia e re e Europes duhet te shijonte me shume se kurre lavdine e sakrifices se saj, duke triumfuar pertej çdo pengese ne kete vend, Luiza Gegen e moren peng, per ta privuar nga shija e krenarise te se qenit kampion europian ne kete vend.

E moren peng ne menyren me te shemtuar, per te perfituar sadopak nga lavdia e saj, nga suksesi i saj, nga sakrifica dhe mundi i saj, nga dashuria qe shqiptaret e thjeshte kane per kampionen e tyre te sakrifices…

Edhe diten kur duam te pershendesim dhe duartrokasim nje kampione europe, qe na perfaqeson me mire se askush tjeter.

Na jep shprese dhe besim se ky vend BEHET.

Pa piken e turpit, faqe gjithe shqiptareve, e merrni peng dhe shfaqeni para ekraneve duke na detyruar te degjojme perrallat dhe kapardisjet tuaja.

Jeni mjerane.

Shume mjerane…

Po pse nuk e dime ne se çfare ka hequr Luiza Gega per te mberritur ketu ku mberriti?!

Po pse nuk e kemi pare Luiza Gegen te stervitet dhe vrapoje ne çdo livadh, shteg, asfalt, beton apo skerk te ketij vendi, per t’u bere kjo qe eshte sot?!

Po pse kemi harruar ne, se si Luiza, fill e vetme ka sakrifikuar, ne shi dhe ne zhegun e vapes, aty ku nuk ka pista tartani e tapete atletike, sepse qeveritaret, politikanet dhe kryebashkiaket, mbreterit e betonit dhe shkaterruesit barbare me te medhenj te komplekseve sportive te vendit, nuk lane asnje centimeter piste atletike ne Tirane.

Pikerisht ne kryeqytetin e vetem europian, qe nuk ka nje piste atletike, por ka kampione europe ne atletike.

Ne kryeqytetin, qe sot e nderon Luizen me shume se askend tjeter, si kampionia me e re e SAKRIFICES ne kete vend…

Te gjithe shqiptaret e dine sot me shume se kurre, se kampione Europe dhe kampione e sakrificave te çdo shqiptari per te ecur perpara ne kete vend te keqeverisur, eshte Luiza Gega dhe jo ju, qe e moret peng ne diten me re lumtur te jetes se saj….

Harramseze, harram e paçi edhe kete dite…/albeu.com/