Prezantohet projekti për rregullimin e shtratit të lumit Nerodime
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) do ta mbështesë komunën e Ferizajt me një projekt ambiental që parasheh rregullimin e shtratit të lumit Nerodime.


Të premten, ministri Dardan Gashi ka firmosur bashkë me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, këetë projekt i cili do të kushtoj 500 mijë euro dhe do të jetë dyvjeçar. Sipas projektit, një fazë e tij do të realizohet këtë vit, ndërsa i tëri do të finalizohet vitin e ardhshëm.


Ministri Gashi ka thënë se Ferizaj viteve të fundit ka investuar mjaft në mjedis, duke realizuar një sërë projektesh ambientaliste.


"Ky projekt hyn në vazhdën e punëve që po ministria për riparimin e shtretërve të lumenjve nëpër komuna të Kosovës. Unë përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës që vijnë nga Ferizaj për kërkesat që kanë bërë në ministri për këto projekte, po kështu edhe kryetarin dhe ish-kryetarin e Ferizajt. Ministria do të vazhdojë edhe më tej të mbështes Komunën e Ferizajt edhe me projekte tjera" ka thënë ministri Gashi, transmeton Express. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2012, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori