Prezantohen si policë, arrestohen dy persona në Fushë Kosovë
Janë arrestuar dy persona të dyshuar në Fushë Kosovë pasi kanë shqetësuar dhe frikësuar qytetarët duke u prezantuar si pjesëtarë të Policisë.

Policia bën të ditur se në shtëpi iu janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja të kalibrit të vogël, dy thika, dy helmeta me mbishkrimin “POLICE”, një bluz me mbishkrimin “POLICE” me një emblemë të Policisë së Kosovës, një armë e gjatë plastike, dy pistoleta plastike, një shënjestër me lazer, një bombë plastike.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar. /albeu.com/
Shtuar më 06/07/2017, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori