Prezantohen 33 kandidatët për deputetë të LDK-së
Pëlqej
Në një takim të zhvilluar sot në mjediset e hotelit Grand janë prezantuar 33 kandidate të LDK-së për deputete të Kuvendit të Kosovës, të cilat konkurrojnë në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit. Kryetari i LDK-së Isa Mustafa gjatë prezentimit të kandidateve tha se janë ato që nesër do të prezentojnë LDK në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të cilat do të punojnë për interesat e qytetarëve tanë, të familjeve tona dhe të shoqërisë.

Gjithashtu kreu i LDK-së vlerësoi se kjo është një përbërje shumë e mirë, në pikëpamje profesionale dhe të përbërjes së moshës, të cilat vijnë nga institucionet ku ato kanë punuar përpara dhe të cilat i përfaqësjnë. "Ne shpresojmë se kjo do t'i kontrbuojë një përfaqësimi dinjitoz dhe një pune dinjtoze që ato do të zhvillojnë në Kuvendin e Republikës së Kosovës", theksoi Mustafa dhe shtoi se janë gra të propozuara drejtpërdrejt nga komunat, nga biznesi, shoqëria civile, nga sfera e kulturës, nga UP etj.

Mustafa u uroi sukses kandidateve për deputete, nga të cilat siç tha priten suksese, dhe shprehu bindjen në kualitetin e tyre. Ai konsideron se është bërë një zgjedhje e shkëlqyeshme e kandidateve për deputete të RK, duke siguruar se përfaqësimi i tyre në parlament do të t'i çojë përpara çështjet e shtruara dhe se ato do të luajnë rolin e vet në shoqëri dhe në institucionet e ndryshme shtetërore e kulturore. Nga 33 kandidate nga lista e LDK-së, 19 janë të reja që nuk kanë qenë përpara në parlament. Pra dy të tretat janë kandidate të reja.
Shtuar më 22/11/2010, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori