Fansi ngjitet në skenë për një “selfie”, shikoni si reagon Justin Bieber (VIDEO)

Justin Bieber mbeti i shokuar teksa një fans u ngjit në skenë gjatë performancës së tij në “Jingle Bell Ball” të Capital në Londër.

Fansi vendosi të pushtonte skenën ndërsa Justin po këndonte bashkëpunimin e tij me Quavo, “Intentions” – me turmën duke bërtitur.

Ndërsa Justin kërcente në skenë, i panjohuri u përpoq të bënte një selfie me superyllin e popit dhe turmën, përpara se siguria ta nxirrte jashtë skenës.

Justin, i cili në fillim u kthye i tronditur nga pushtuesi i skenës, vazhdoi me performancën e tij.

“Një fans vrapoi në skenë, nuk bëri asgjë, por vrapoi përreth. Sigurimi u ngjit shumë shpejt dhe e largoi atë. Justin u kthye për ta parë, por nuk humbi vëmendjen, thjesht vazhdoi pa probleme”, tregoi një burim për Mail Online.

Diçka e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2013, kur një fans i çmendur hyri në skenë dhe e befasoi Justinin nga pas në Dubai gjatë një shfaqjeje në piano.

Ylli i popit kanadez ishte duke performuar një nga këngët e tij të fundit, kur një i ri me një këmishë të bardhë dhe xhinse i mbylli sytë këngëtarit që nuk dyshonte. Bieber arriti të çlirohej dhe u hodh në anën e skenës. Rojet e sigurisë dolën me shpejtësi në skenë dhe u hodhën drejt sulmuesit.


Shtuar 13.12.2021 12:43