Preteni: Gjyqtarët dhe prokurorët të mos angazhohen në arsimin e lartë
Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka kërkuar vazhdimisht nga institucionet qendrore të vendit që të përgatisin bazën ligjore, sipas të cilës, gjyqtarëve dhe prokurorëve t'i ndalohet angazhimi edhe në arsimin e lartë, por duket se kërkesa e tij nuk është marrë në konsideratë.

Preteni thekson se përmes Ligjit për Parandalimin e KonfliktitInteresit duhet të rregullohen punësimet specifike.

"Është vlerësim i Agjencisë se me Ligjin për Parandalimin e KonfliktitInteresit duhet të rregullohet në mënyrë më specifike punësimet e shumëfishta", thotë ai.

Në bazë të Ligjit për Parandalimin e KonfliktitInteresit, Neni 10 pika 2, mund të ushtrojnë punë nga lëmi i shkencës, sportit, arsimit, kulturës dhe veprimtarisë humanitare. /albeu.com/

Shtuar më 26/04/2015, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori