Presioni ndërkombëtar shtyn mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Pëlqej
Mbledhja e Kryesisë së KuvenditKosovës në të cilën do të shqyrtohej përsëri shfuqizimi i Gjykatës Speciale ishte caktuar të mbahet më 15 janar, por rezulton të jetë shtyrë.

Mësohet se kjo mbledhje është shtyrë për të mërkurën.

Ndërkohë sot deputetët e Kuvendit dhe tre liderët kanë marrë një kërcënim të ri ndaj kësaj iniciative. Atyre u ka reaguar Zyra e BE-së dhe misionet diplomatike të vendeve anëtare të BE-së që përfaqësohen në Kosovë.

“Çdo tentim për ta shfuqizuar apo ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara e minon seriozisht një përkushtim të tillë dhe do ta rrezikonte seriozisht punën e arritur nga Kosova dhe BE-ja për sundimin e ligjit të arritur viteve të fundit. Kjo do të kishte ndikim negativ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në. Prandaj, BE-ja u bën thirrje iniciatorëve të nismës së Parlamentit që ta tërheqin këtë iniciativë. BE-ja e mirëpret deklaratat publike të kohëve të fundit nga liderët politikë në përkrahje të nderimit të obligimeve të Kosovës. BE-ja i përshëndet mediet dhe shoqërinë civile që kanë ngritur zërin kundër kësaj iniciative të dëmshme. BE-ja e përkrah fuqishëm përparimin e Kosovës në integrimin e saj evropian” thuhet në reagimin e sotëm të BE’së. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori