Presidentja nesër me dyer të mbyllura
Takimi i shumë përfolur i presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, do të nis nesër në orën 9:00.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim të përbashkët drejtuesit e subjekteve politike parlamentare, për të diskutuar tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend”, thuhet në agjendën e dërguar nga Presidenca, për datën 8 shkurt, transmeton Telegrafi.

Pjesëmarrësit e deritanishëm qe kanë konfirmuar ftesën janë, Isa Mustafa, përfaqësuesi i LDK-së, Hashim Thaçi nga PDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga AAK.

Ky takim thuhet se do të zhvillohet me dyermbyllura, dhe mediat nuk do të lejohen brenda./Albeu.com/
Shtuar më 07/02/2016, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori