Analisti politik Shkëlzen
Maliqi ka thënë se presidetja e vendit
Atifete Jahjaga do të mbajë postin më të lartë të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme, të cilat janë në vitin 2014.
"Vitin tjetër ndoshta do të duhet ta shtensionojë situatën në njëfarë mënyre duke u larguar nga pozita e Presidentes. Por, kjo është e lidhur me ambiciet e Hashim Thaçit që pas zgjedhjeve të përgjithshme të bëhet Kryetar i Kosovës", ka thënë
Maliqi, të martën, për Express.
"Nuk mendoj se do ta përfundoj mandatin, por meqë e ka kalu më shumë se gjysmën i llogaritet si mandat", ka shtuar ai.
Ndërsa sa i takon ushtrimit të detyrës së saj si presidente,
Maliqi thekson se
Jahjaga e ka realizuar atë
relativisht mirë.
"Atifetja ka qenë zgjidhje e momentit, por ende po funksionon ajo formulë. Detyrën e saj e ka kryer njëfarë dore dhe është mandat korrekt nga ana e saj. Pavarësisht se nuk ka qenë e përgatitur me ndihmën e këshilltarëve dhe këshillave edhe të ndërkombëtarëve ia ka dalë që ta mbajë këtë pozitë
relativisht me sukses", ka shtuar ai.
Atifete Jahjaga ka ardhur në krye të Shtetit në prill të vitit 2011 pas krizës politike, ku partitë nuk arrinin të votonin një president konsensual. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2013,
ora 17:22