Presidentja mike e shqiptarve: Injoroheni Vuçiçin
Gjatë vizitës në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka lartësuar figurën e kriminelit, kasapit të Ballkanit, Sllododan Millosheviç.

Aleksandër Vuçiç, gjatë qëndrimit të tij në veri të Kosovës e ka lartësuar Sllobodan Millosheviçin. Ai ka vazhduar të përdorë retorikën nacionaliste duke thënë se Serbia do t’i mbrojë serbët në Kosovë, ndërsa ka thënë se në të kaluarën serbët kanë vdekur për Kninin, për Sarajevën e për Prishtinën.

E pas deklaratave skandaloze të Vuçiçit, ka reaguar presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

'Flamuri kroat është valëvitur në Knin dhe para se të flas Vucic dhe flamuj blu do të jenë edhe në të ardhmen”, deklaroi presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç për DNEVNIK.hr, duke komentuar deklaratat skandaloze të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në Kosovë.

Më tej, ajo ka thënë se nuk do ta lejojë Vuçiçin që të përzihet dhe të përcaktonte agjendën politike në Kroaci dhe se ai duhet të injorohet.

“"Unë nuk do të lë Vuçiç që të imponon tema as të zbresë në nivelin e atij komenti në fjalimet e tij. Ai po flet për veten", tha presidentja kroate.
Shtuar më 11/09/2018, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori