Presidentja kroate: Kosova kurrë s’do të jetë pjesë e Serbisë (VIDEO)
Presidentja e sapozgjedhur e Kroacisë, Kolinda Kitaroviç në deklaratat e saj është treguar e ashpër me Serbinë.

Së fundmi, ajo ka thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën.

Ajo tha se të gjithë në Serbi duhet të shohin realitetin në sy dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Serbia duhet ta njohë Kosovën. Një Kosovë e pavarur i jep stabilitet rajonit. Çdokush duhet ta dijë se Kosova kurrë më s’do jetë pjesë e Serbisë”, tha Kitaroviç./albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori