Presidentja kroate "Beson"
Presidentja kroate sot ka filluar zyrtarisht fushatën për rizgjedhjen e saj Presidente të Kroacisë. Ajo që bie në sy është se sllogani i saj për Presidente është shumë i ngjashëm me atë të kandidatës për kryeministre në Kosovë, Vjosa Osmanit. "Presidente. Sepse besoj në Kroaci", është sllogani nëpërmjet të cilit ajo synon rizgjedhjen në postin e Presidentes.

Gazeta dhe portali kroat teleskop.hr thekson se ish-kandidati presidencial republikan i SHBA Mitt Romney pati hyrë në fushatë me sloganin "Besoni në Amerikë". Në atë kohë, ai nuk arriti të mposhtë Barack Obama, i cili gjithashtu përdori slloganin e ngjashëm "Ndryshimi të cilit ne mund t'i besojmë" në zgjedhjet e kaluara në SHBA.

Edhe më interesante është se disa ditë më parë, kandidatja e opozitës në Kosovës Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po garon me sloganin "Beso!", deklaroi se ajo "beson se kosovarët janë të gatshëm të udhëhiqen nga një grua për herë të parë. Slogani i saj, në këtë kontekst është i ngjashëm me sloganin “President. Sepse besoj në Kroaci ".

Osmani, njëjtë si Kolinda Grabar-Kitaroviç, është e arsimuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka studiuar drejtësinë.
Shtuar më 03/10/2019, ora 09:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori