Presidentja ka takuar Thaçin, Mustafën, Shalën dhe Pacollin
Presidentja Atifete Jahjaga takoi udhëheqësit e partive dhe subjekteve politike parlamentare. Në një njoftim të Presidencës së Kosovës thuhet se Presidentja Jahjaga ka zhvilluar takime me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, nënkryetarin e AAK-së, Blerim Shala dhe kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Në takime të veçanta, thuhet se presidentja Jahjaga ka bashkëbiseduar me subjektet politike për çështjet në interes të vendit, me theks të posaçëm për zhvillimet aktuale politike në Kosovë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese, ka filluar takimet me partitë dhe subjekteve parlamentare dhe ato janë në funksion të diskutimit për mënyrat dhe format e bashkëveprimit. Ajo ka thënë se të gjitha subjektet politike duhet të kërkojnë zgjidhje brenda institucioneve të Kosovës dhe me dialog, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Presidentja Jahjaga ka vlerësuar se debati dhe procesi i vendimmarrjes duhet të zhvillohet në institucione të Kosovës dhe aty të kontribuohet në hartimin, harmonizimin dhe zbatimin e politikave”.
Shtuar më 21/01/2012, ora 19:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori