Gjatë vizitës në Londër
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete
Jahjaga, u prit sot nga Princ
Charles i Wales-it, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e ndërsjellë mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe.
Jahjaga e falënderoi Princin
Charles për ndihmën që Britania e Madhe ka dhënë për Kosovën në vendosjen e paqes, stabilitetit dhe në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme.
Jahjaga gjatë takimit theksoi nevojën e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, siç është OKB, BE dhe në NATO.
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova sot është një shtet gjithëpërfshirës e shumëkulturor me një traditë të tolerancës ndërfetare. Ndërsa shtoi se Britania e Madhe dhe vetë Princ
Charles, si promovues të tolerancës ndërfetare, do të mund të inkuadronin Kosovën në projektet e tyre për ruajtjen dhe kultivimin e mëtejshme të kësaj tolerance.
Presidentja Jahjaga e vlerësoi nismën e sekretarit të jashtëm britanik, William Hague për një Protokoll Ndërkombëtar për parandalimin e dhunës seksuale gjatë konfliktit. Ajo tha se në Kosovë gratë kanë qenë shënjestër e përdorimit të dhunës seksuale si mjet lufte gjatë luftës së vitit 1999.
Princi
Charles i Wales-it, gjatë takimit me Presidenten
Jahjaga, u interesua për zhvillimet në Kosovë dhe për konsolidimin e shtetit, për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për mundësitë e ndihmës përmes projekteve të veçanta për të rinjtë. Një interes të veçantë shfaqi edhe për tolerancën ndërfetare në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2014,
ora 17:50