Presidentja e Kosovës, Atifete
Jahjaga siguron qytetarët e Kosovës se votat e tyre do të jenë të sigurta. Duke folur për Express, një ditë para zgjedhjeve nacionale,
presidentja Jahjaga nënvizon se të gjitha institucionet dhe mekanizmat janë të përkushtuara për të garantuar një
proces të qetë dhe të
sigurt zgjedhor.
"Dita e zgjedhjeve duhet të jetë ditë e dëshmisë se Kosova ka ngritur shkallën e pjekurisë politike dhe se po ecën drejt procesit të integrimeve e
sigurt dhe e demokratizuar. Ne duam të shohim një
proces të qetë, të
sigurt, gjithëpërfshirës dhe të drejt
zgjedhor. Një
proces ku qytetarët e Kosovës në mënyrë të lirë do të mund të votojnë dhe një
proces ku vota e qytetarit do të jetë e
sigurt dhe e garantuar. Gjithsesi se ky
proces duhet të përmbyllet i qetë, demokratik dhe i pranueshëm nga të gjithë. Këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçante sepse duhet të dëshmojnë se Kosova është e gatshme për të përmbushur zotimin e saj për ndërtimin e një shteti të së drejtës, gjithëpërfshirës dhe të përparuar." shprehet
Jahjaga.
Sipas saj Kosova më 8 Qershor duhet të ruaje standardin e përkufizuar me zgjedhjet komunale të vitit 2013, madje duke e ngritur në një nivel edhe më të lartë. Më tej
presidentja shprehet se të gjitha institucionet dhe mekanizmat janë të përkushtuara për të garantuar një
proces të qetë dhe të
sigurt zgjedhor. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2014,
ora 11:52