Presidentja e Maltës "zbukuron" rrugët edhe me flamuj të Kosovës (FOTO LAJM)

Nesër presidentja e Maltës, Marie Louise Colerio Preca, viziton Kosovën. Me këtë rast, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga do të organizojë pritje zyrtare.

Pritja ceremoniale do të zhvillohet në orën 10:00 në sheshin "Ibrahim Rugova" dhe më pas Jahjaga dhe Preca do të kenë një takim kokë më kokë, e cila do të pasohet me një konferencë për mediat.

Presidentja e Maltës do të takohet me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli dhe më pas edhe me kryeministrin Isa Mustafa.

Kjo vizitë ka bërë që kryeqyteti të zbukurohet me flamuj shtetërorë dhe ato të Maltës. /albeu.com/

Shtuar më 15/02/2016, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori