Presidentja e Kroacisë konfirmon mbështetjen për Kosovën
Kryetari i Kuvendit të Kosovës , Kadri Veseli ka zhvilluar një takim me presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, shkruan Albeu.com

Në takimi mësohet të jetë diskutuar për marrëdhënien e shkëlqyer mes Kroacisë dhe Kosovës që kanë ndërtuar ndër vite , por theksuan edhe mundësinë e intesifikimin e marëdhënieve në fusha të ndryshme, veçanërisht në atë ekonomiko-tregtar.

Takimi mes Kryeparlamentarit Kosovar dhe Presindestes Kroate u zhvillua në margjina të Foromit Botëror të Investitorëve ashtu siç u njoftua ditën e djeshmë i cili po mbahet në Stamboll.

Ndërsa siç thuhet tutje në njoftim, http://www.albeu.com/dokumenta/foto/kitarovic4.jpgpresidentja e Kroacisë, Kitaroviç, nga ana e saj, konfirmoi mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën edhe në të ardhmen, si në aspektin e brendshëm, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar, në funksion të ruajtjes së paqes në rajon dhe të avancimit të shteteve ballkanike në rrugëtimin euro-atlantik.

“Kryeparlamentari Veseli tha se mbështetja e Zagrebit zyrtar për Kosovën është e rëndësishme po aq sa deri tani, ndërsa vlerësoi se procesi i integrimit euro-atlantik të Kroacisë vazhdon të mbetet model për shtetet e tjera të rajonit”, përfundohet në njoftim. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori