Presidentja dënon incidentin në Kroin e Vitakut
Presidentja Atifete Jahjaga e ka dënuar incidentin që ndodhi në lagjen Kroi i Vitakut, me ç’rast ndërroi jetë një qytetar i Kosovës dhe u plagosën dy të tjerë.
Jahjaga vlerëson se aktet e dhunës janë të patolerueshme dhe të papranueshme që nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në vend.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë maturi dhe qetësi dhe që zgjidhjen e të gjitha çështjeve ta bëjnë përmes rrugëve institucionale duke respektuar ligjin.

Presidentja e Republikës ka kërkuar nga organet kompetente të hetojnë rrethanat që çuan te ky incident dhe të ndërmarrin të gjitha masat që autorët e tij të arrestohen dhe nxirren para drejtësisë.
Shtuar më 10/11/2011, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori