Presidenti Thaçi të mërkurën në Austri
Presidenti Hashim Thacci, është shprehur se Kosova ka një rrugë të gjatë para vetës, megjithëkëtë, është në rrugë të mirë sa i takon rrugës së saj të integrimeve Euroatlantike. Agjencia e Lajmeve austriake “APA” shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të mërkurën do të jetë mysafir i presidentit aktual austriak, Heinz Fischer, i cili është në fund të mandatit të tij.

Sipas “APA”, Thaçi në këtë vizitë shtetërore, do të pritet pasdite rreth orës 14:30 nga presidenti austriak, Fischer në “Hofburg” në një takim pune. “APA” shkruan se Kosova është një rrëfim i suksesit, por ende një histori e papërfunduar.

Kosova ka një rrugë të gjatë para vetës, megjithëkëtë, është në rrugë të mirë sa i takon rrugës së saj të integrimeve Euroatlantike. Për këtë është optimist edhe presidenti Thaçi”, shkruan agjencia austriake.

Presidenti 48-vjeçar këtë e di më së miri, ngaqë vet ka luajtur një rol përcaktues në fillim të viteve të 90-ta në përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për të arritur deri të pavarësia.

Agjencia ia bën një profil presidenti të ri të Kosovës, ku thuhet se me mbështetjen e shteteve perëndimore, Thaçi shpalli pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008.

Ndër të tjera në artikullin e APA shkruhet edhe për rolin e tij në arritjen e marrëveshjes historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013. Agjencia shkruan po ashtu edhe për kundërshtimin e opozitës kosovare si dhe për përpjekjet e Serbisë për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtarë. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2016, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori