Kryeministrja e Finlandës: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka dalë në konferencë për mediat, bashkë me kryeministrin Rama, pas takimit të tyre në ambietet e kryeministrisë.

Marin u shpreh se Finlanda e mbështet anëtarësimi ne Shqipërisë në BE dhe se e vlerëson fort rolin që kemi kur bëhet fjalë për përfaqësime në forume ndërkombëtare.

Në fund ajo theksoi se ka shumë potencial kur vjen fjala për marrëdhëniet mes Finlandës dhe Shqipërisë.

“Duhet të bëjmë më shumë së bashku. Kemi një marrëdhënie të mirë, po punojmë fort për të avancuar për ta bërë komunitetin më të fortë. 188 parlamentarë votuan pro anëtarësimit në NATO. Ndërkohë që Rusia vijon luftën e saj, duhet të deklarojmë se ne jemi të bashkuar, nuk ka vend për llogjikën e Rusisë. Finlanda dhe Suedia duhet ta bëjnë aleancën më të fortë. Na duhet të intensifikojmë mbështetjen ndaj Ukrainës. Shqipëria dhe BE kanë bashkëpunuar e duhet të jenë në harmoni të plotë. Duhet të shohim që vendet të anëtarësohen në BE. Duam të mbështesim Shqipërinë për në BE. E vlerësojmë fort rolin tuaj kur bëhet fjalë për përfaqësime në forume ndërkombëtare. Jemi të kënaqur që po promovoni barazinë gjinore. Nuk ka marrëdhënie më të thellë mes kombeve sesa të qënit aleatë. Ka shumë potencial dhe kur vjen fjala për marrëdhëniet mes Finlandës dhe Shqipërisë,”  u shpreh Marin.