Të enjten e kaluar një pjesë e të nominuarve të partive politike për anëtarë të KQZ-së do të duhej ta bënte betimin, megjithatë kjo është shtyrë nga Presidenca.
Partitë opozitare dhe analistët politikë thonë se
Thaçi është duke
zvarritur qëllimisht funksionalizimin e këtij institucioni. Ata vlerësojnë se
Thaçi po e shkel Kushtetutën, shkruan sot Gazeta "Zëri".
Që nga 27 marsi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është pa mandat, ndërsa presidenti i
Kosovës Hashim
Thaçi edhe më tutje është duke e
zvarritur emërimin e anëtarëve të rinj.
Sipas rezultatit të zgjedhjeve të fundit parlamentare Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e
Kosovës do të duhej t’i kenë nga dy përfaqësues në KQZ, por
Thaçi i ka ftuar për betim vetëm nga një përfaqësues të partive politike, ndërsa ka kërkuar sqarime nga Gjykata Kushtetuese se si duhet të bëhet ndarja e posteve në KQZ.
Pavarësisht se ishte paralajmëruar që betimi i tyre do të bëhej të enjten e kaluar, kjo është shtyrë nga Zyra e Presidentit për një afat të pacaktuar. Kurse nuk pritet të ndodhë as gjatë kësaj jave pasi
Thaçi është jashtë vendit.
Partitë opozitare thonë se
Thaçi qëllimisht është duke e
zvarritur emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së, pasi thonë se ish-partia e tij Partia Demokratike e
Kosovës nuk do ta ketë më fuqinë që e kishte dikur në këtë institucion
Shtuar më 27/06/2018,
ora 08:15