Presidenti mund të shkarkohet nga qytetarët
Kryetari i Komisionit për amendamentimin e Kushtetutës, Arsim Bajrami thënë se gjatë debateve qytetarët kanë kërkuar që, përveç së drejtës për kandidim, të kenë të drejtë edhe ta shkarkojnë presidentin.

Për këtë kërkesë, Bajrami ka bërë me dije se do të vendosë Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës.

“Ne do të shohim si mund ta krijojmë një amendament në mënyrë që qytetarët të jenë faktorë edhe në procedurën e shkarkimit të presidentit”, deklaroi Bajrami për Epokën e Re.

Kryetari i Komisionit për amendamentimin e Kushtetutës ka treguar se ky Komision do të kërkojë mendim specifik te Komisioni i Venecias për së paku dy çështje.

“Është fjala për praktikat evropiane sa i përket dyshtetësisë së kandidatëve nga partitë politike: se a thyhet parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit nëse kandidatët e partive politike kandidohen në mënyrë automatike pa pasur nevojë t’i mbledhin 15 mijë nënshkrime, kriter që vlen për kandidatët e pavarur”, ka deklaruar Bajrami. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori